E rrahën fort një person afër Skenderajt, arrestohen dy të dyshuar

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, ku dy persona kanë sulmuar fizikisht një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2025, rreth orës 16:46, dhe si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dy të dyshuarit, të cilët, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë./DrenicaOnline/