Hashim Thaçi vendos kurorë me lule mbi varrin e babait në Burojë (Pamje)

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet te varrezat në Burojë të Drenicës, ku ka vendosur një kurorë me lule mbi varrin e babait të tij, i cili u varros të martën, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjykata Speciale nuk i dha leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tre ditësh ai është lejuar të vizitojë varrin e të atit.
Thaçi udhëtoi me një aeroplan privat, i cili u nis nga Roterdami në orën 08:00 dhe ateroi në Aeroportin e Prishtinës pas orës 10:00.
Nuk dihet ende sa do të zgjasë qëndrimi i tij në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj vijojnë ngushëllimet nga mijëra qytetarë për familjen Thaçi./DrrnicaOnline/