Selim Pacolli për Haxhi Thaçin: “Një burrë i urtë, i sinqertë, trim e besnik”

Politikani dhe afaristi i njohur, Selim Pacolli, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një reagim publik, Pacolli e ka përshkruar Haxhi Thaçin si një njeri të urtë, të sinqertë, trim e besnik, duke theksuar kontributin e tij për Kosovën, duke rritur dhe edukuar një Çlirimtar, Kryeministër dhe President, transmeton portali DrenicaOnline.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit, një burrë që Kosovës i dha një Çlirimtar, Kryeministër e President! LAVDI!” – ka shkruar ai.

Varrimi i Haxhi Thaçit u mbajt sot në fshatin Burojë të Skenderajt, ku morën pjesë shumë qytetarë, figura të njohura politike dhe përfaqësues të institucioneve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë