Ndahet nga jeta Fadil Shishani – komandant i UÇK-së dhe figurë e shquar e Drenicës

Drenica ka humbur një nga figurat e saj më të shquara. Sot, më 18.03.2025, është ndarë nga jeta Prof. Fadil Smajl Shishani, veteran i arsimit, luftëtar i lirisë dhe kontribuues i madh për vendin.

Fadili ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas luftës shërbeu si komandant i Gardës së TMK-së në Skenderaj. Më pas, ai iu bashkua Policisë së Kosovës, duke vijuar kontributin e tij për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Përveç angazhimeve të tij profesionale, ai ishte karateist i shquar dhe një artist pasionant i pikturës. Me ndarjen e tij nga jeta, Drenica humbi një personalitet të rrallë, një njeri të përkushtuar ndaj kombit dhe artit.

Familja Shishani njofton se për kohën e varrimit do të informohen të gjithë me kohë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe ta respektojnë Prof. Fadil Smajl Shishanin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë