Vdekja e Haxhi Thaçit/ Flet doktori nga Drenasi që e trajtoi deri në momentet e fundit në kardiologji

Mjeku Besnik Mehani ka ndarë fjalët e tij prekëse për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi Thaçi, duke shprehur ngushëllime për familjen Thaçi dhe duke treguar përkushtimin e tyre të madh deri në momentet e fundit, transmeton DrenicaOnline.

“E nderuara familja Thaçi,
Me keqardhje të thellë ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi.
Pata nderin dhe përgjegjësinë që ta trajtoj dhe mjekoj deri në momentet e tij të fundit sonte në Klinikën e Kardiologjisë. E pashë nga afër përkushtimin tuaj të madh ndaj tij dhe forcën që ju karakterizon si familje.

Humbja e një prindi është dhimbje e madhe, por kujtimi dhe vlerat e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”

Me respekt,
Dr. Besnik Mehani

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë