Lajm i madh për udhëtarët: Bileta urbane falas për të gjithë ata që shkojnë në Prishtinë me autobus të qyteteve tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar një vendim historik për transportin publik në Kryeqytet, transmeton portali DrenicaOnline.
Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nga qytetet e tjera të Kosovës do të kenë biletën gjithëditore për transportin urban falas, e cila do të inkorporohet në biletën e tyre ndërurbane.
Ky vendim, që hyn në fuqi nga sot, më 17 mars 2025, është një hap i madh në reformën e transportit publik urban dhe synon të përmirësojë shërbimet publike për të gjithë qytetarët.
“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në reformën e transportit publik në Kryeqytet. Përmes kësaj nisme, do të kemi më pak vetura në qarkullim, më pak trafik, më pak ndotje dhe më shumë organizim e siguri për qytetarët,” – tha Rama.
Me këtë vendim, Kryeqyteti po bëhet më i qasshëm, më ekologjik dhe më funksional për të gjithë. Bashkë po ndërtojmë një Prishtinë më të sigurt dhe më moderne!/DrenicaOnline/