Përleshje fizike dhe armëmbajtje pa leje në Zabel të Ulët, një i arrestuar

Një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me përleshje fizike mes dy personave në fshatin Zabel i Ultë, Drenas. Si pasojë, një qytetar ka pësuar lëndime trupore, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një pistoletë, e cila është konfiskuar nga organet e rendit. Ndërkohë, te i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar një skalper.

Të dy personat janë intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Rasti është nën hetime./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë