Endrit Thaçi për vdekjen e gjyshit: “Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme”

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, Haxhi Thaçi. Përmes një postimi në Instagram, ai ka shprehur dhimbjen dhe respektin për të ndjerin, duke theksuar se ai ndërroi jetë pas takimit të fundit me babain e tij, transmeton portali DrenicaOnline.
“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe, bac!” – ka shkruar ai.
Kjo humbje vjen në një periudhë të vështirë për familjen Thaçi, teksa ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon të përballet me procesin gjyqësor në Hagë.
Ngushëllime familjes Thaçi për këtë humbje!