Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen një kamion dhe një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhel. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të lënduarve.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet prania e Policisë së Kosovës, e cila ka dalë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Mbetet të shihet nëse ka persona të lënduar dhe çfarë masash do të merren nga autoritetet. DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë