Shkolla në tenda: Mësuesi nga Kishnareka që sfidoi luftën me dije (VIDEO)

Në vitin 1998, kur lufta kishte shpërthyer në Kosovë, mësuesi Fadil Bajraktari ishte një nga ata që dha kontributin e tij në fshatin Kishnarekë të komunës së Drenasit.
Në këtë periudhë të vështirë, kur terrori dhe pasiguria ishin të pranishme, banorët dhe ushtarët e UÇK-së vendosën të hapnin një shkollë tendë, për të vazhduar edukimin e fëmijëve, tregon Bajraktari, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, duke u munduar të zhvendosin vëmendjen e femijëve dhe t’u japin shpresë nëpërmjet mësimit.
Fadil Bajraktari ishte një nga mësuesit që i qëndroi besnik këtij angazhimi, njofton Klankosova.tv.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme: