Mësuesja Fatime Muqolli pensionohet pas 30 viteve kontribut në arsim

Mësuesja Fatime Muqolli, e cila ka shërbyer me përkushtim në shkollën “Fazli Graiçevci” në Poklek i Vjetër, si mësuese e ciklit të ulët, sot u pensionua pas 30 viteve kontribut të vyer në edukimin e brezave të rinj, transmeton portali DrenicaOnline.

Me mund dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ajo ka rritur, edukuar dhe shkolluar shumë gjenerata, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në arsim. Përkushtimi i saj ka qenë shembull frymëzimi për nxënësit dhe kolegët.

Për gjithçka që ke dhënë, për dashurinë dhe sakrificën e pafundme, faleminderit mësuese! Urojmë që vitet në pension të jenë të mbushura me shëndet, gëzim dhe paqe.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë