Lufta e Kosovës dje, Ukraina sot!

Shkruan: Agron Haxhiu
Një analizë për ata që kurrë nuk e kuptuan fuqin vendimtare të UÇK-së!
Lufta në Kosovë dhe lufta në Ukrainë janë dy raste të ndryshme të përballjes me agresionin, por që tregojnë shumë për faktorët që çojnë drejt fitores ose disfatës.
Krahasimi mes guerilës shqiptare -Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së rregullt të Ukrainës na jep një pasqyrë kontrasti të organizimit të luftërave dhe tregon se si një komb mund të fitojë ose të dështojë në mbrojtjen e vetes.
Si fitoi Kosova?
Lufta e Kosovës nisi në kushte jashtëzakonisht të vështira.
UÇK-ja nuk u formsua nga një strukturë shtetërore, por kishte një organizimi spontan i shqiptarëve brenda, por dhe jashtë vendit.
Në fillim, nuk kishte përkrahje ndërkombëtare, përkundrazi, perëndimi i cilësonte ata(UÇK) si grup terrorist. As nuk mendohej ndihmë nga shteti tjera, në fonde, në armë, apo trajnim profesionale.
Megjithatë, shqiptarët nuk u dorëzuan. Organizimi u bë përmes rrjeteve patriotike shqiptare të mëherme dhe u bazua në vendosmërinë dhe sakrificën e popullit.
Në vitin 1997, UÇK-ja kishte vetëm dhjetëra ushtarë të fshehur mes popullit, pa trajnim dhe pa armë të mjaftueshme. Në këtë kohe, lufta nuk ishte vetëm kundër Serbisë, ishte dhe varfëria e popullates. Kishte 5 vite qe pothuajse të gjithat familjet në Kosovë nuk kishin më pagë rrjedhimisht para! Ishin të përjashtuar nga shteti në qdo gjë. Ne mëshirën e zotit lindi një ushtri e cila do të ndryshoj qdo gjë!
Pavarësisht këtyre vështirësive, liderët e UÇK-së ndërtuan një logjistikë të fortë dhe krijoi fonde me mbështetjen e diasporës shqiptare. As populli nuk kishte alternativë tjetër përveç luftës. Ushqimi dhe armatimi siguroheshin nga kontributet e mërgimtarëve. Çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, ishte i përfshirë në një mënyrë ose tjetër në këtë betejë.
Shqipëria, edhe pse në gjendje të rëndë ekonomike pas rënies së komunizmit, shërbeu si një bazë e rëndësishme për UÇK-në. Armatimi nuk falej, por blihej dhe me sakrifi të madhe sjellje ne KOSOVË. Tani lufta zhvillohej jo vetëm në male, por edhe në diplomaci. Ishin liderët e saj diplomacia e mençur shqiptare që arriti të sigurojë mbështetjen e NATO-s dhe të Perëndimit.
Përfundimisht, në dy vite luftë, shqiptarët arritën atë që ukrainasit nuk kanë arritur dot në tre vjet: krijimin e një aleance strategjike me NATO-n, ndërhyrjen e Perëndimit dhe njohjen ndërkombëtare të kauzës së tyre. Sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë ishin rezultat i drejtpërdrejtë i vendosmërisë dhe sakrificës së shqiptarëve.
Pse po dështon Ukraina?
Ukraina hyri në luftë me të gjitha avantazhet që Kosova nuk i kishte: një ushtri të rregullt, një shtet të konsoliduar, një ekonomi të fortë dhe mbështetje të pakushtëzuar nga Perëndimi. Që në fillim të konfliktit, inteligjenca perëndimore paralajmëroi për sulmin rus, por udhëheqësit ukrainas nuk ishin të përgatitur.
Në vend që të ndërtonin një strategji të qartë ushtarake dhe të krijonin një sistem mbrojtës të pathyeshëm, ukrainasit u mbështetën në trajnime të pafundme në bazat e NATO-s, por pa rezultate konkrete. Perëndimi derdhi triliona dollarë, dërgoi armë dhe ndihma, madje u ofrua mbështetje teknologjike si interneti Starlink, por gjithçka dështoi.
Pse? Sepse dy faktorë ishin vendimtarë në këtë dështim:
Mungesa e moralit dhe unitetit kombëtar – Ndërsa shqiptarët nuk kishin asnjë alternativë përveç luftës dhe qëndresës, në Ukrainë pati një largim masiv të popullsisë që nga ditët e para të luftës. Nuk pati një mobilizim të përgjithshëm, dhe populli nuk e mbështeti me të njëjtin përkushtim ushtrinë e vet.
Lidershipi i dobët ushtarak dhe diplomatik – Kosova nuk priste që NATO të vinte ta shpëtonte; luftoi derisa i detyroi aleatët të ndërhynin. Ndërsa Ukraina, pavarësisht ndihmës së madhe perëndimore, nuk arriti të krijojë strategji efektive për të fituar luftën.
Ukraina ka pasur çdo mundësi për të fituar: mbështetje financiare, armatime moderne dhe një Perëndim të gatshëm për ndihmë. Por ajo që nuk ka pasur është vendosmëria që kishte Kosova. Shqiptarët nuk kishin rrugë tjetër përveç luftës, ndërsa Ukraina, edhe pas tri vitesh, ende përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike që nuk po funksionon.
Mësimi nga Kosova
Fitorja nuk vjen vetëm nga forca ushtarake dhe ndihmat e huaja. Kosova fitoi sepse populli i saj nuk u dorëzua, sepse UÇK-ja luftoi me shpirt dhe sepse diplomacia shqiptare punoi me zgjuarsi për të siguruar mbështetje ndërkombëtare.
Ukraina mund të mësojë nga Kosova se fitorja vjen vetëm kur një komb është i bashkuar, kur populli është i gatshëm të sakrifikojë për lirinë dhe kur diplomacia luan me zgjuarsi për të arritur objektivat e saj.
Nëse Ukraina nuk ndryshon kursin, atëherë historia do ta kujtojë si një luftë të humbur jo për shkak të mungesës së mbështetjes, por për shkak të mungesës së vullnetit për të fituar.
Një luftë humb atëherë kur nuk ka vullnet për të fituar.