Gjenerali Xhevair Geci i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike, falënderon stafin mjekësor për përkushtimin

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjenerali Xhevair Geci, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka qenë i shtrirë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike për shkak të një problemi shëndetësor.
Përmes një postimi, ai ka njoftuar se ndërhyrja u realizua me sukses në repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, falë profesionalizmit të stafit mjekësor, transmeton portali DrenicaOnline.
“Fatmirësisht, gjithçka shkoi mirë dhe ndërhyrja u realizua me sukses, falë kujdesit dhe profesionalizmit të stafit të repartit të Urologjisë. Një falënderim i veçantë shkon për Dr. Armir Sejdiun, të cilin e vlerësoj lart jo vetëm si profesionist, por edhe si njeri të jashtëzakonshëm”. ka shkruar Geci.
Ai ka vlerësuar punën e palodhshme të personelit shëndetësor publik, duke theksuar se ata meritojnë mbështetje dhe vlerësim për përkushtimin e tyre maksimal ndaj pacientëve./DrenicaOnline/