Feronikeli ’74 këndellet me trajnerin e ri, e mposht Dukagjinin e Ismet Munishit

Feronikeli ’74 ka shënuar fitoren e parë në vitin 2025.

Në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli ’74 e mposhti skuadrën e Dukagjinit, me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi Leart Zekolli në minutën e 90+7.

Feronikeli duket se është kendellur me trajnerin e ri, Granit Dervisholli, i cili në dy ndeshje shënoi një fitore, dhe një barazim ndaj Ballkanit, por që ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar 3-0, për skuadrën nga Suhareka, për shkak se futbollisti Lavdim Zumberi, nuk ishte i regjistruar në sistemin ndërkombëtar, TMS.

Feronikeli ’74, me këtë fitore shkon në kuotën e 14 pikë, por renditet në vendin e fundit në tabelë.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në vendin e tetë, me 25 pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë