Rezultatet e tanishme nga KQZ, këta janë 25 deputetët e PDK-së

Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, ka marrë 157,219 vota, duke dalë kandidati më i votuar brenda PDK-së. Kryetari i partisë, Memli Krasniqi, i cili mbante numrin dy në listë, ka siguruar 89,185 vota, ndërsa pas tij radhitet Uran Ismaili me 39,177 vota dhe Vlora Çitaku me 36,643 vota.

Ndër emrat tjerë më të votuar janë Sala Jashari (33,152), Enver Hoxhaj (30,062), si dhe një grup deputetësh që kanë siguruar mandatin me më pak se 30 mijë vota, përfshirë Përparim Grudën, Ganimete Musliun, Jakup Nurën, Rrahman Ramën, Nait Hasanin, Mërgim Lushtakun, Elmi Reçicën, Artan Behramin, Ferat Shalën, Fadil Demakun, Altin Krasniqin, Blerta Deliu-Kodrën, Xhevahir Gecin, Abelard Tahirin, Rashit Qalajn dhe Ariana Musliu- Shoshin.

Përmes kuotës gjinore, në Kuvend pritet të hyjnë edhe tri gra: Arbnore Salihu, Eliza Hoxha dhe Kosovare Murseli.

Këto rezultate bazohen në 94.67% të votave të numëruara, ndërsa ende nuk janë përfshirë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në renditjen e kandidatëve dhe numrin përfundimtar të deputetëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë