Egzon Gashi uron të fejuarën e tij, Sala Jashari, për zgjedhjen si deputete

Egzon Gashi, djali i ish-gazetarit të njohur Sylejman Gashi, ka uruar të fejuarën e tij, Sala Jashari, për zgjedhjen si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, transmeton DrenicaOnline.
Në një mesazh publik, ai ka shprehur krenarinë dhe mbështetjen e tij të plotë për Jasharin, duke theksuar besimin se ajo do ta përfaqësojë me dinjitet Kosovën dhe Skenderajn në këtë detyrë të rëndësishme.
“E dashur Sala, urime për zgjedhjen si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës! Nuk kam asnjë dyshim se do ta përfaqësosh me nder Kosovën dhe Skenderajn në këtë detyrë të rëndësishme. Përballë çdo sfide që do të keni, do të jem pranë teje, krah për krah,” ka shkruar Gashi.
Ai e ka cilësuar rrugën e saj politike si një inspirim dhe është shprehur i bindur se ajo do të sjellë ndryshimin që Kosova e meriton./DrenicaOnline/