Aksident trafiku në hyrje të Drenasit, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Drenasit, në rrugën Skenderaj-Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas informatave fillestare, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Më shumë detaje priten nga autoritetet./DrenicaOnline/