Adnan Thaqi falënderon qytetarët për mbështetjen: “Ky është fillimi i një epoke të re!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe votat e dhëna në zgjedhjet e fundit, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një postim publik, ai është shprehur mirënjohës për çdo përkrahje dhe ka theksuar përkushtimin e tij për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Në çdo dorë që kam shtrënguar dhe në çdo shqetësim që kam dëgjuar, kam ndier përgjegjësinë dhe forcën për të mos u ndalur. Ky është fillimi i një epoke të re! PDK do të ecë përpara me vizion dhe vendosmëri,” ka deklaruar Thaqi.

Ai ka theksuar se nuk do të dorëzohet përballë sfidave dhe se do të vazhdojë të ndjekë idealet e liderëve historikë të PDK-së. “Asgjë s’mund ta ndalë vullnetin e një populli që beson! Bashkë do ta bëjmë Kosovën ashtu siç e ëndërrojmë,” ka përfunduar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë