Përparim Gruda siguron mandatin e deputetit me mbi 27 mijë vota

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka marrë 27,004 vota, duke u renditur në mesin e më të votuarve të partisë.
Gruda, i cili për herë të parë ka garuar për deputet, ka siguruar mbështetjen e qytetarëve dhe ka fituar mjaftueshëm vota për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ai ka qenë tejet aktiv në PDK gjatë katër viteve të fundit, duke kontribuar në forcimin e partisë.
Me origjinë nga Polaci i Skenderajt, profesor Përparim Gruda ka marrë një mbështetje të madhe nga qytetarët e Drenicës, ku ka siguruar 11,901 vota.
Rezultatet mbeten paraprake dhe pritet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në ditët në vijim.