Aksident në Polluzhë: Vetura godet këmbësoren, e lënduara dërgohet për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Polluzhë të Drenasit, ku një veturë ka goditur një këmbësore. Si pasojë e goditjes, e lënduara ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin për të sqaruar rrethanat e aksidentit, transmeton DrenicaOnline.
Ende nuk dihet gjendja e saktë shëndetësore e të lënduarës, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Më shumë informacione priten në orët në vijim./DrenicaOnline/