Ekskluzive: Tre kandidatët nga Drenasi sigurojnë pothuajse mandatet për deputetë, katër të tjerë ende mbeten në garë – të dhënat e fundit nga numërimi i votave

DrenicaOnline ka siguruar ekskluzivisht listën më të fundit të votave për kandidatët e PDK-së nga Drenasi, të cilët po garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultateve të deritanishme, tre prej tyre tashmë pothuajse e kanë siguruar mandatin e deputetit, ndërsa disa të tjerë janë shumë pranë kalimit të pragut.

Kandidatët që pritet të konfirmohen si deputetë:
🔹 Ferat Shala – 20,661 vota (siguron edhe një herë ulëse në Kuvend)
🔹 Fadil Demaku – 18,363 vota (rikthim pas disa vitesh)
🔹 Altin Krasniqi – 17,801 vota (për herë të parë në Kuvend)

Në garë të ngushtë për një ulëse janë:
🔹 Petrit Hajdari – 14,938 vota
🔹 Adnan Thaqi – 14,044 vota
🔹 Isak Neziri – 13,800 vota
🔹 Betim Gjoshi – 12,866 vota

Vlen të theksohet se ende nuk janë numëruar të gjitha vendvotimet, ndërsa pa u përfshirë mbeten votat me kusht dhe ato të diasporës, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e renditjes përfundimtare.

DrenicaOnline do të vazhdojë të sjellë përditësime ekskluzive mbi procesin e numërimit të votave!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë