Vjedhje e rëndë në Drenas, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Drenas të ndodhur me 31 janar të këtij viti, transmeton portali DrenicaOnline.

Arrestimet janë kryer më 16 shkurt 2025, pas hetimeve të zhvilluara nga organet kompetente.

Sipas burimeve policore, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet mbi këtë rast po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë