Policia e kontrollon një shtëpi në Llapushnik, sekuestrohet një armë

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor një person të dyshuar në fshatin Llapushnik, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie.
Sipas raportit të policisë, pas intervistimit të të dyshuarit, rasti është proceduar më tej në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
/DrenicaOnline/