Llapushniku i jep mbështetje të madhe Adnan Thaçit – merr 836 vota

Banorët e Llapushnikut kanë treguar besnikëri dhe përkrahje të madhe për kandidatin e PDK-së për deputet, Adnan Thaçin, duke i dhënë 836 vota nga gjithsej 1,064 sa ka marrë kjo parti në këtë fshat.

Ky rezultat dëshmon respektin e madh që ai gëzon mes banorëve, të cilët nuk e koritën në këto zgjedhje, ku ai mori pjesë për herë të parë.

Me këtë mbështetje të jashtëzakonshme, vetëm në Drenas ai ka siguruar rreth 4,700 vota, ndërsa ende nuk janë numëruar të gjitha vendvotimet, transmeton portali DrenicaOnline.

Pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmojnë edhe më tej suksesin e tij në këtë garë zgjedhore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë