VIDEO: Incidenti në QKUK, i dyshuari u shoqërua në polici, viktima ishte gruaja e tij
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/12345.png)
Policia ka dhënë detaje për rastin e gruas që është mbajtur peng sot në njërën prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci, ka deklaruar se rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit”.
“Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, ka thënë Borovci.