“U shkrepën 14 plumba” – Flet vëllai i viktimës në Skenderaj: Motivi s’ishte prona, la pas 5 vajza dhe gruan shtatzënë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një 42 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një kafiterie në rrugën “Salë e Hamit Jashari”.
Vëllau i viktimës, Fatos Ibishi ka rrëfyer se si ka ardhur deri te tragjedia duke thënë se vëllau i tij është vrarë me 14 plumba.
Ibishi thotë se dorasit janë djemtë e axhës së babait.
Ai bën të ditur se i ndjeri ishte baba i pesë vajzave teksa thotë se po priste të bëhej baba për herë te gjashtë.
Vëllau i viktimës mohon se vrasja ka ndodhur për pronë.
“Vëllau im nuk është vra për pronësi. Vëllau im ka dal me pi kafe, tu pi kafe është hi djali tij, e ka pa edhe u kthy, u shku e ka marrë babën e vet, si anë ardh, me dy alltija, janë hi në kafe edhe policia e din… Babë e bir ja kanë ba vëllaut tim, deshu midis kafes. Janë mundu me ç’njerëzu aty me kesh hallku me ta. Por, vëllau im nuk ç’njerëzohet, mu vra po, ai u vra, por mu ç’njerëzu nuk është ç’njerëzu. E kanë kërsit babë e bir kurrë pa nal, 14 plumba. 14 plumba vëllau im i ka në trup”, ka thënë ai për veriu.info.