Vrasja në Skenderaj, Policia jep detajet e fundit për ngjarjen
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/hfghfghf-2-750x430.jpg)
Një person është vrarë sot rreth orës 13:50 në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali, ku Hisni Ibishi, 42-vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
“Sot, më 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sala e Hamit Jashari'”, tha Zahiti.
Ai shtoi se hetimet janë në vijim për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.