Ka nisur numërimi i votave në Drenas, ja kur pritet numërimi i votave për kandidatët e PDK-së
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/vota-zgjedhje-numerimi-kqz-gllogoc--750x430.jpg)
Në Komunën e Drenasit ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet. Aktualisht po numërohen votat e subjekteve politike që kanë numrin më të vogël të votave.
Sipas burimeve të DrenicaOnline, numërimi për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet të fillojë rreth orës 22:00, nëse gjithçka shkon pa probleme teknike.
Megjithatë, procesi po has në vështirësi, pasi sistemi online herë pas here bie, duke detyruar komisionerët të rinisin numërimin nga fillimi.
DrenicaOnline do të përcjellë live të gjitha zhvillimet rreth këtij procesi. Rrini me ne për përditësime të vazhdueshme!