Policia në Fushë Kosovë kërkon ndihmë për lokalizimin e Florentit

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve të Fushë-Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar vendndodhjen e të dyshuarit Florent Bunjaku.
Kjo kërkesë vjen me autorizim të prokurorisë kompetente.
Sipas njoftimit zyrtar, Bunjaku është i kërkuar për përfshirje në veprën penale të zjarrvënies.
Policia fton qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth vendndodhjes së tij të kontaktojnë në numrin e urgjencës 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.
Organi i rendit apelon për bashkëpunim, duke garantuar konfidencialitetin e informatave.