Musliu- Shoshi falënderon elektoratin: Vazhdojmë përpara, më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë!

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë mbështetje në këtë fushatë elektorale.

Ajo u shpreh se përkushtimi, besimi dhe angazhimi i qytetarëve ka qenë forca më e madhe e saj dhe PDK-së në këtë rrugëtim.

“Së bashku, po dëshmojmë se PDK mbetet shtëpia e vlerave të forta, e zhvillimit dhe e vizionit për një të ardhme më të mirë. Faleminderit secilit prej jush për besimin dhe mbështetjen!”, shkroi Musliu-Shoshi.

Ky është postimi i plotë i saj:

Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj secilin dhe secilën për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturës sime.

Përkushtimi juaj, besimi dhe angazhimi i palëkundur janë forca jonë më e madhe në këtë rrugëtim.

Së bashku, po dëshmojmë se PDK mbetet shtëpia e vlerave të forta, e zhvillimit dhe e vizionit për një të ardhme më të mirë. Faleminderit secilit prej jush për besimin dhe mbështetjen!

Vazhdojmë përpara, më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë