Rezultatet përfundimtare në Malishevë: Koalicioni AAK-Nisma shpallet fitues, cila parti doli e dyta e cila e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Komunën e Malishevës, ku fitues ka dalë koalicioni AAK-Nisma, i cili ka siguruar 37.75% të votave (8,100 vota), transmeton portali DrenicaOnline.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 26.30% (5,644 vota), ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15% (4,538 vota).

Më tej, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 12.51% (2,684 vota), ndërsa Koalicioni për Familje dhe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) kanë siguruar përkatësisht 0.68% (145 vota) dhe 0.62% (133 vota).

Këto rezultate konfirmojnë dominimin e koalicionit AAK-Nisma në Malishevë, ndërsa tani pritet procesi i certifikimit nga KQZ./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë