Lladrovci: Drenasi konfirmon PDK-në si bastion të pathyeshëm me mbi 71% të votave

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një fitore të thellë në Komunën e Drenasit, duke marrë mbi 19.000 vota, apo 71% të totalit të votave të qytetarëve që dolën në zgjedhje.

Sipas të dhënave të raportuara nga qendrat e votimit, në Drenas kanë votuar 26.800 qytetarë, ndërsa PDK ka arritur të sigurojë rreth 5.000 vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, falënderoi qytetarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre, duke e cilësuar këtë rezultat si një konfirmim të fuqishëm të mbështetjes ndaj kësaj partie. Ai theksoi se gjatë fushatës janë mbajtur 44 takime zgjedhore me mbi 10.000 pjesëmarrës, duke e vlerësuar fushatën si gjithëpërfshirëse dhe të organizuar në mënyrë të shkëlqyer.

“Jam krenar me qytetarët kampion të komunës kampion. Drenasi mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së dhe zemra e Kosovës,” tha Lladrovci.

Ky rezultat tregon dominimin e PDK-së në Drenas dhe fuqinë e saj elektorale në këtë komunë, duke e konfirmuar si një prej bastioneve kryesore të kësaj partie në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë