Ferat Shala falënderon qytetarët: PDK më e bashkuar dhe më e fortë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët e Kosovës që mbështetën këtë subjekt politik në zgjedhjet e mbajtura së fundmi. Ai vlerësoi kulturën demokratike dhe qytetarinë e lartë të treguar gjatë procesit zgjedhor.
“Shumë faleminderit qytetarëve anembanë Kosovës që na dhanë mbështetje dhe besuan në programin tonë. Një vlerësim i lartë për të gjithë ata që, në mënyrë demokratike, votuan, duke dëshmuar edhe një herë kulturë të lartë qytetare,” ka deklaruar Shala.
Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, nga e diela, është edhe më e bashkuar dhe më e fortë, duke konfirmuar se ky rezultat tregon besimin e qytetarëve në vizionin e PDK-së.
Shala gjithashtu shprehu një falënderim të veçantë për Drenasin, vendlindjen e tij, duke e cilësuar si një bastion të palëkundur të vlerave të shtetndërtimit dhe zhvillimit.