Fadil Demaku falënderon qytetarët: “PDK doli më e bashkuar, më e madhe dhe më e fuqishme”
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739225530693-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit. Ai theksoi se PDK, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, ka dalë më e bashkuar dhe më e fuqishme.
“Të dashur qytetarë të Drenasit dhe mbarë Kosovës, falë votës suaj, Partia Demokratike, me programin e Bedri Hamzës, doli më e bashkuar, më e madhe dhe më e fuqishme në këto zgjedhje! Edhe një herë dëshmuat se jeni mburoja e vlerave kombëtare dhe garancia e zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë,” ka shkruar Demaku.
Ai ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve dhe është shprehur krenar për përkrahjen e tyre.
PDK ka shënuar një rezultat të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit, duke forcuar pozitën e saj si një nga partitë kryesore në vend.