Dalin rezultatet preliminare: VV prin me 41.29%, PDK e dyta me 21.83%…
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2021/02/QNRZgjedhjet-2019_kutiat-nga-serbia_002-600x360-1.jpg)
Sipas të dhënave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara më 10 shkurt 2025 në orën 06:04, me 88.04% të vendvotimeve të numëruara (2,230 nga 2,533), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 306,556 vota (41.29%), transmeton portali DrenicaOnline.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 162,033 vota (21.83%), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 131,798 vota (17.75%).
Ndërkohë, AAK-Nisma kanë marrë 56,994 vota (7.68%), kurse Lista Serbe ka siguruar 29,406 vota (3.96%). Koalicioni për Familje, i përbërë nga AKR, PD dhe LF, ka marrë 17,174 vota (2.31%).
Numërimi i votave po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të shpallen pas përfundimit të procesit të numërimit dhe verifikimit të votave./DrenicaOnline/