“Çfarë hajvanash”, Kurti nuk e zgjedh gjuhën, përdor fjalë të rënda për partitë opozitare

Kryeministri Albin Kurti në tubimin ku doli për të shpallë fitoren e tij ka përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës.

Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referuar atyre si “hajvanë”.

“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash. Por ka kalu koha e hajvanatit. E kanë merr vesh sonte të gjithë ata”.

“Hajnat kanë me shku në burg, sepse qeky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë”./Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë