Aurora Berisha falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: PDK mbetet forcë e madhe politike
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739211445402-750x430.jpg)
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Aurora Berisha, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e treguar në zgjedhjet që u mbajtën dje. Përmes një postimi, ajo theksoi se Kosova ka dëshmuar qytetari dhe demokraci të lartë, duke përmbyllur një proces zgjedhor të rëndësishëm.
“Një mirënjohje e veçantë për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi, për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vite”, ka deklaruar Berisha.
Ajo shtoi se këto zgjedhje dëshmuan fuqinë e PDK-së si një forcë e madhe politike, duke vërtetuar se qytetarët e kanë përqafuar alternativën e tyre për zhvillim, dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.