Rezultatet e para në Drenas: PDK udhëheq bindshëm me 78.53% të votave
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2024/10/lajm-i-fund-750x430.jpg)
Sipas rezultateve të para të numërimit në Komunën e Drenasit (Gllogocit), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po prin me 78.53% të votave, duke marrë 384 vota nga kutitë e numëruara deri tani.
Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 20:18 tregojnë këtë shpërndarje të votave:
PDK – 78.53% (384 vota) AAK – Nisma – Konservatorët – Intelektualët – 10.22% (50 vota) Lëvizja Vetëvendosje! – 6.54% (32 vota) LDK – 2.86% (14 vota) Jedinstvena Goranska Partija – 0.41% (2 vota)
Deri tani janë numëruar 2 nga 72 qendra të votimit, që përfaqësojnë 2.78% të totalit. Ndërkohë, numërimi i votave po vazhdon, dhe pritet që rezultatet të përditësohen gjatë natës.