PDK fiton bindshëm në Drenas me mbi 19 mijë vota

Në Komunën e Drenasit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë mbi 19,000 vota, që përkthehet në mbi 70% të votave të numëruara deri tani.

Ky rezultat tregon një rritje prej rreth 5,000 votash më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke dëshmuar mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Drenasit për këtë subjekt politik.

Numërimi i votave po vazhdon, ndërsa pritet që PDK të ruajë dominimin në këtë komunë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë