Numërohen 50% e votave në nivel vendi, ky është rezultati befasues nga KQZ

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku janë numëruar 1,289 nga 2,533 qendra të votimit (50.89%), rezultatet paraprake tregojnë një avantazh për Lëvizjen Vetëvendosje! (LVV), pasuar nga Partia Demokratike, transmeton portali DrenicaOnline.

Rezultatet momentale janë:

Lëvizja Vetëvendosje! (LVV) – 37.50% (166,031 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 29.80% (131,940 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 16.29% (72,138 vota)
AAK – Nisma – Konservatorët – Intelektualët – 7.92% (35,073 vota)
Srpska Lista – 2.28% (10,104 vota)

Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që rezultatet të përditësohen gjatë natës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë