Kosova sot voton

Sot qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare duke zgjedhur kështu deputetët dhe qeverinë e re që do ta drejtojë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.

Personat me të drejtë vote do mund t’u drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

Për të garuar në këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1280 kandidatë për deputetë.

Po ashtu sipas KQZ’së në listën votuese janë 1 milionë e 970 mijë e 944 votues.

Në Kosovë të hapura do të jenë 903 qendra të votimit, ndërkaq në secilën komunë do të ketë nga një qendër ku do të mund të votohet me kusht.

Ndërsa numri i personave që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është mbi 104 mijë.

Këto do të jenë zgjedhjet e para që do të organizohen me praninë e kamerave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë