Kosova sot votoi: Mbyllen qendrat e votimit, rezultatet dalin ‘shumë shpejt’

Kosova sot votoi për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit dhe duhet të mbyllen tani, në orën 19:00, raporton Gazeta Sinjali.
Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka thënë se rezultatet preliminare të do të dihen “shumë më shpejt”.
Këto zgjedhje, janë të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 28.32%, sipas KQZ-së.