Lavdije Deliu nga Kosova Fituese: Peja i dha vulën fitores koalicionit 137!
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739042085656-750x430.jpg)
Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Lavdije Deliu, ka deklaruar se tubimi në Pejë konfirmoi mbështetjen e fuqishme për Kosovën Fituese 137.
“Sot nga Peja u dëshmua edhe një herë se Kosova Fituese 137 është shndërruar në një alternativë politike të besueshme dhe të dëshiruar nga qytetarët. Mbështetja e madhe tregon qartë se vizioni dhe programi ynë janë në përputhje me nevojat dhe aspiratat e qytetarëve,” tha Deliu.
Në këtë tubim madhështor, pjesëmarrja masive dhe atmosfera entuziaste e bënë të qartë se Kosova Fituese është një forcë e rëndësishme në zgjedhjet e 9 shkurtit.