Floriana Rugova: “Le ta vulosim fitoren për Kosovën më të mirë!”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Floriana Rugova, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal në ditën e zgjedhjeve, duke theksuar se fitorja e PDK-së është afër.

“Të dashur qytetarë! Kanë mbetur edhe më pak se 24 orë nga momenti i fitores së PDK-së për Kosovën më të mirë. Gjatë kësaj kohe, në qindra takime me mijëra qytetarë, gra, burra, vajza e djem, shihet shpresa, entuziazmi, nevoja dhe domosdoshmëria për Kosovën më të mirë.”

Rugova ka falënderuar për mikpritjen e jashtëzakonshme në çdo cep të Kosovës dhe ka ftuar qytetarët që me votën e tyre të kontribuojnë për ndryshimin.

“Me këtë entuziazëm, ju ftoj që nesër, së bashku me votë, ta vulosim fitoren tonë për Kosovën më të mirë. Vota juaj është përgjegjësi për mua, përgjegjësi të cilën me nder e përkushtim do ta angazhohem për Kosovën më të mirë!”

Voto 131!
Voto Floriana Rugova – 81!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë