Shahin Dervishaj vlerëson lartë kontributin e nënës së Vlora Çitakut, ish-deputetes Sala Ahmetaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, është takuar gjatë ditës me Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, si dhe me nënën e saj, Sala Ahmetaj.

Dervishaj e ka vlerësuar lartë zonjën Sala Ahmetaj.

“Sala, nga Radisheva e Skenderajt, është një nga gratë e para që ka pasur mundësinë të shkollohet dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si profesoreshë dhe ish-deputete. Ajo vazhdon ne qenë burim frymëzimi për të gjithë ne, duke treguar se me përkushtim dhe punë mund të arrish të bësh ndryshime të mëdha”, ka shkruajtur Dervishaj në Facebook.

Në zgjdhjet e 9 shkurtit, Dervishaj ka numrin 77 në listën e PDK-së për deputet. /Gazeta Infokus

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë