Rrahman Rama: “Do t’i mbroj vlerat e shenjta të luftës sonë çlirimtare!”

Kandidati me numër 7 në listën për deputet nga radhët e PDK-së, Gjeneral Rrahman Rama, ka pritur në një takim veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e madhe gjatë këtyre javëve të fushatës.

“I kam ftuar veteranët e UÇK-së për t’i falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e madhe përgjatë këtyre javëve. U zotova edhe një herë para tyre se do t’i mbroj vlerat e shenjta të luftës tonë çlirimtare! Faleminderit nga zemra edhe një herë. Ndihem i nderuar nga përkrahja juaj!” – u shpreh Rama.

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar edhe një herë përkushtimin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë së luftës dhe të drejtave të atyre që luftuan për lirinë e vendit.

#Rr7
#PDK131

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë