Lulzim Nika nga PDK: “Krajkova dëshmoi mbështetjen e fuqishme, bashkë drejt fitores!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka zhvilluar një takim të suksesshëm me qytetarët e Krajkovës, ku është pritur me entuziazëm nga mbështetësit. Ai ka theksuar se PDK është forca politike që mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe ta udhëheqë drejt zhvillimit.

“Krajkova edhe një herë dëshmoi mbështetjen e saj të fuqishme! Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve janë të jashtëzakonshme – çdo ambient është i vogël për valën e madhe të njerëzve që bashkohen me një qëllim të përbashkët: një Kosovë më të mirë!”, ka deklaruar Nika.

Ai shtoi se fitorja buron nga mbështetja e qytetarëve, të cilët janë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe perspektivë për të gjithë.

“PDK ka dëshmuar se di të ndërtojë, të zhvillojë dhe të udhëheqë me përgjegjësi. Besimi i qytetarëve është forca jonë më e madhe, dhe bashkë do ta çojmë Kosovën përpara!”, ka përfunduar ai.

PDK – 131
Bedri Hamza – 1
Lulzim Nika – 96

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë