Lulzim Nika: Ky nuk është thjesht një hap, por një mision për të përfaqësuar popullin e Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Nika, ka shprehur përkushtimin e tij për të punuar me nder dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për të rinjtë që besojnë në një të ardhme më të mirë.

“Ky nuk është thjesht një hap për mua, por një mision për të përfaqësuar me dinjitet popullin e Kosovës. Zemra ime rreh për Kosovën dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje – familjet e dëshmorëve, të rinjtë që kërkojnë mundësi dhe çdo qytetar që meriton një jetë dinjitoze në atdheun e tij,” ka deklaruar Nika.

Ai është zotuar të sjellë ndryshime të vërteta, duke theksuar se ky angazhim nuk është një garë e shkurtër, por një maratonë për të ardhmen e vendit.

“Me vullnet, përkushtim dhe besim, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën,” ka përfunduar ai.

#PDK131
#BedriHamzaKryeministër01
#LulzimNika96 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë