Kush është 82-shi i PDK-së, avokati nga Drenasi, që është mbështetur masivisht nga Drenica për deputet në Kuvendin e Kosovës
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/jhjhjh-1024x683-1-750x430.jpg)
Adnan Thaqi, i lindur në Llapushnik të Drenasit, ka përfunduar studimet juridike dhe master në të drejtën ndërkombëtare. Ai ka realizuar disa punime shkencore në fushën e të drejtës ndërkombëtare.
Adnani ka udhëhequr Unionin e Studentëve të Kosovës në Universitetin e Prishtinës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të studentëve. Po ashtu, ai ka qenë anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu pjesë e shumë projekteve me organizata joqeveritare.
Ka punuar në sistemin e drejtësisë, më pas ka themeluar një shoqëri të avokatëve.
Me një grup ekspertesh juridikë, Adnani ushtron profesionin e avokatit dhe angazhohet për promovimin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Në këto 30 ditë fushate, kandidatura e tij është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e Drenicës dhe Kosovës.
Ai në takime të shumta me qytetarë, ka prezantuar vizionin e tij dhe programin e PDK-së, të kandidatit të këtij subjekti për kryeministër Bedri Hamza.