Isak Neziri takon legjendën e Bayern Munich, Uli Hoeneß: Diskutim për investimet dhe sportin
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738962022496-1-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim të veçantë me legjendën e Bayern Munich, Uli Hoeneß. Ai e cilësoi Hoeneß-in si një mik të madh dhe një vizionar në botën e biznesit, duke kujtuar ndihmën që ai dha për shqiptarët e shpërngulur nga lufta në Kosovë në vitin 1999.
“Diskutuam për planet e mia si deputet i ardhshëm për të forcuar investimet e mërgatës dhe lidhjet ekonomike me Gjermaninë. Shumë projekte të mëdha kemi edhe për sportin,” ka thënë Neziri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e Kosovës.
Ai e përmbylli mesazhin e tij me simbolikën e numrit 99, duke e cilësuar atë si numrin e fitores.